Sukseset e këngëtares shqiptare Dua Lipa nuk kanë të ndalur.
Dua së fundmi është bërë pjesë e ballinës së revistës amerikane “Us Of America”, por gjithçka nuk përfundoi këtu, shkruan arbresh.info.
Këngëtarja shqiptare ishte pjesë e gazetës amerikane “New York Times”, ku kjo gazetë kishte shkruar një artikull të veçantë për Dua Lipën.
“NYT”, ka shkruar fjalë të mëdha për këngëtaren duke e cilësuar si një zë i fuqishëm dhe një tekst shkruese shumë e mirë.
Më së shumti vëmendje mori kënga e fundit e Duas, “Scared to Be Lonely”, të cilën e performoi në emisionin e famshëm amerikan “The Tonight Show”.
“Performanca në emision ishte një hap i mirë në karrierën e Lipas, 21-vjeçare, e cila të premten publikon albumin debutues ‘Dua Lipa’. Ajo ka siguruar miliona dëgjime për këngët e saj ‘Hotter Than Hell’, ‘Blow Your Mind’ dhe ‘Be the One’, ndërsa kënga ‘Scared to Be Lonley’ ia ka siguruar më shumë se 250 milionë transmetime”, shkruan New York Times, transmeton arbresh.info
Por përpos muzikës për Duan u fol edhe për jetën e saj private, dhe se Dua është me prejardhje nga Kosova.
“Kur ishte 11 vjeçe, zonja Lipa dhe familja e saj u zhvendosën në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Por Lipa donte të bëhej pop këngëtare , dhe në moshën 15 vjeçare ajo i bindi prindërit e saj që ta linin të kthehej në Londër. Atje ajo filloi ngarkimin e këngëve në YouTube, duke filluar me versionet e këngëve nga Christina Aguilera, Joss Stone dhe të tjerë “, shkruan në mes të tjerash New York Times./Arbresh.info
Më poshtë mund të gjeni linkun e plotë./Arbresh.info
https://www.nytimes.com/2017/05/31/arts/music/dua-lipa-interview.html?_r=0
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën