Google ADS

Gëzuar 1 Qershorin me këtë pamje të dhimbshme nga Tirana (FOTO)

10:53 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

Sot është 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, datë e vendosur në vitin 1925 nga Konferenca Botërore e Mirëqënies së Fëmijëve në Gjenevë.

Kjo është një ditë festive, por edhe sensibilizimi kundër shfrytëzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve.

Ashtu si në të gjithë botën, sot festojnë edhe fëmijët shqiptar, por një foto e publikuar nga gazetarja Entela Resuli na e përplas në fytyrë realitetin shoqëror të ndërtuar gjatë këtyre viteve në vendin tonë.

Në foto duken dy fëmijë që rrijnë jashtë kangjellave të një kopshti në Tiranë duke parë se si festojnë të tjerët brenda.

Pamje të dhimbshme, përballë të cilave nuk mund ta mbash rrjedhjen e qoftë një pike loti. /albeu.com/

297210

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme