Një çift homoseksual janë duke pritur një fëmijë së bashku, pasi njëri nga transgjinorët është ngjizur.
Trystan Reese, 34 vjeç dhe Biff Chaploë nga Portland, shumë shpejt pritet të bëhen me një fëmijë, pasi që babai-transgjinor, është shtatzënë.
Ai ka treguar se edhe më parë kishte mbetur shtatëzënë në vitin 2016, mirëpo në javën e 6 kishte abortuar.
Tani, çifti i martuar, të cilët tashmë janë prindër të dy fëmijëve të adaptuar që nga viti 2015, kanë rrëfyer për një emision në WNYC, gjithë rrugëtimin e një babai shtatzënë, transmeton Indeksonline.
Pas abortit, Trystan fillimisht kishte dashur të pres për një vit para se ata të provonin edhe njëherë për shtatzëninë, mirëpo duke i pasur parasysh ndërlikimet e tjera, baballarët u përpjekën që menjëherë të provojnë përsëri.
Trystan thotë se nuk ka besuar se do mund të mbes menjëherë shtatzënë, mirëpo pas një kohe të shkurtër, kur partneri i tij, Biff kishte shkuar për t’i marrë fëmijët në shkollë, Trystan kishte bërë një test të shtatzënisë, i cili edhe i kishte rezultuar pozitiv.
Ata më tutje tregojnë se ishin të frikësuar shumë edhe për ndonjë abortim të mundshëm, për këtë në fillim bënin shumë kujdes.
Çifti i cili është mjaft i lumtur, janë duke pritur një fëmijë të gjinisë mashkullore.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...