Një princ saudit ka deklaruar mbështetjen e tij për lejimin e grave për të vozitur makinat, duke argumentuar që femrat dikur kanë ngarë edhe deve në të kaluarën.
Ai gjithashtu ka theksuar që gratë janë bazat e shoqërisë në Arabinë Saudite dhe mbajnë një vend të veçantë në civilizimin islamik, transmeton portali arbresh.info.
“Na është imponuar ndalimi i ngasjes së grave, dhe gratë në të kaluarën përdorën për të udhëhequr devetë e tyre. Gratë duhet të fuqizohen, sepse ato përfaqësojnë më shumë se gjysmën e shoqërisë dhe ata janë shumë të besueshme”, ka thënë princi Faisal Bin Abdullah.
Sipas Faisal Bin Abdullahut, i cili shërbeu si Ministër i Arsimit të Arabisë Saudite nga viti 2009 deri në 2013, ndryshimet janë “të pashmangshme”.
“Ndryshimi në të gjitha rastet duhet të fillojë nga brenda dhe gratë duhet të dëshmojnë suksesin e tyre dhe ndikimin e tyre pozitiv në shoqëri”, tha ai.
Faisal Bin Abdullah nuk është anëtari i parë i Shtëpisë së Sauditëve, familjes mbretërore të Arabisë Saudite, që ka folur në favor të heqjes së ndalimit të makinës për gratë./Arbresh.info
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...