Në kuadër të aktiviteteve kushtuar ditëve të lirisë, që në Gjilan kanë filluar më 11 qershor dhe do të përmbyllen të hënën, më 15 qershor, kur kremtohet edhe dita e çlirimit, të shtunën në mbrëmje është hapur Festivali i këngës dhe valleve “Gurra popullore”.
Në këtë festival po marrin pjesë ansamble nga Kosova, Shqipëria, Presheva dhe trojet tjera shqiptare, ndërkohë që natën e dytë pritet të vijë edhe një grup muzikor nga Turqia.
Festivalin, që mbahet në sheshin “Agim Ramadani” para teatrit të qytetit, e ka hapur ansambli “Gjilani”, për të vazhduar me grupet nga Obiliqi, Artana dhe të tjera.
Manifestimet për ditët e lirisë, të dielën vazhdojnë me “Trekëndëshin poetik të paqes” dhe festivalin “Gurra popullore”, ka thënë Bujar Haziri, shef i Njësisë për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?