Kryetari i subjektit më të ri politik serb në Kosovë, PSK-ja (Partia e Serbëve të Kosovës), Aleksandër Jabllanoviq, ka mbajtur një konferencë urgjente me gazetarë, të mërkurën, nëpërmes së cilës ka komentuar ngjarjet e fundit në Leposaviq, kur persona të panjohur kanë shkrepur rafal nga armë automatike mbi zyrat e kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe mbi zyrat e PSK-së që ndodhen në objektin e Qendrës për Punës Sociale.
Jabllanoviq ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Partisë Përparimtare Serbe – SNS e Aleksandër Vuçiqit dhe të Listës Serbe të Sllavko Simiqit, se ata kanë porositur sulmin me armë “me qëllimin që të vrasin njerëz”, shkruan gazeta “Zëri”.
“Me përgjegjësi të plotë them se ne dyshojmë se pas këtyre sulmeve qëndrojnë ata të cilët deri më tani verbalisht dhe fizikisht na kanë sulmuar dhe në kanë kërcënuar, e ata janë Lista Serbe dhe SNS-ja. Këta rafalë janë të tyre, ata janë plumbat e tyre. Viktima fatkeqësisht do të ishim të gjithë ne”, ka thënë Jabllanoviq në konferencën urgjente me gazetarë, duke komentuar ngjarjet e fundit në Leposaviq, në ndërtesën e Qendrës për Punës Sociale, ku ndodhen zyrat e partisë së tij, fjalët e të cilit i përcjell portali “Kossev” në veri të Mitrovicës.
“Këtë sulm ai i cili e ka menduar e ka bërë me qëllim që dikush të vritet, për shkak se në zyra që janë bërë blozë nga plumbat ndodheshin tre persona, pjesëtarë të sigurimit, kokat e të cilëve ndodheshin prej 5 deri në 10 centimetra larg nga plumbat që fluturonin. Vetëm fati ka dashur që ata të mos vriten dhe që ky sulm të mos përfundojë fatalisht për ta”, ka shtuar Jabllanoviq.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?