Zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit po bëjnë diferencën në raport me ato të vitit 2014.
Diferenca sipas analistëve është shumë e dukshme dhe thelbësore në këto zgjedhje, veçanërisht kur bëhet fjalë për koalicionet parazgjedhore, dhe profilizimin e partive politike.
Analisti, Muhamet Kelmendi në një prononcim për arbresh.info thotë kjo diferencë do të ndikojë në rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve.
” Diferenca është shume e dukshme dhe thelbësore, sikundër që do të ndikojë edhe në përfundimin e rezultateve. Në zgjedhjet e kaluar kemi pasur koalicione paszgjedhore, ku si rrjedhoje ishte edhe një ngërç i theksuar, si në ndërtimin e Qeverisë ashtu edhe të vetë Kuvendit të Kosovës. Tash kemi koalicione parazgjedhore dhe shumë më të dukshëm, sikundër edhe në formimin e Qeverisë,” deklaron ai.
Analisti, Dardan Islami, thekson se këto zgjedhje janë më të rëndësishmet pasi që partitë janë profilizuar, ai pret që Qeveria e re të formohet sa më shpejt për tu ballafaquar me sfidat që ka Kosova.
“Këto zgjedhje janë krejt ndryshe nga te tjerat, për arsye se po hyjnë të profilizuar me koalicione parazgjedhore. Si çdo herë tjetër edhe këto zgjedhje konsiderohen si më të rëndësishmet deri tani, në ketë demokracinë tone të re.”
Ai shpreson se palët që po garojnë kanë një marrëveshje paraprake, duke krijuar dhe funksionalizuar Qeverinë sa me shpejtë për tu ballafaquar me sfidat që e presin Kosovën.
Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se koalicionet e mëdha janë kualitative.
“Vetë paraqitja e koalicioneve të mëdha parazgjedhore është kualitet më vete. Njerëzit tani më shumë votojnë për individë se sa për liderë,” vlerëson Spahiu.
Për më pak se dy javë do të kemi rezultatet për subjektet fituese, nga të cilat pritet të dalin përfaqësuest e ri të legjislativit dhe ekzekutivit./arbresh.info/
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së