“Dua të bëhem femër”, pushohet nga puna (FOTO)

11:05 | 12 Mars 2015
Arbresh.info

Sapo djaloshi u ka bërë me dije kolegëve dhe eprorëve të tij se përfundimisht e kishte ndarë mendjen se do të shndërrohej në femër, i ka mbërritur në shtëpi një letër nëpërmjet së cilës informohej se ishte i pushuar nga puna.

Sapo ai ka nisur trajtimin për tu shndërruar në femër, gjithçka në zyrën e tij të punës ka ndryshuar dhe situata është bërë e padurueshme,

Ai ka denoncuar ngjarjen e ndodhur në gjykatë dhe në sindikatë, ndërsa është duke kundërshtuar vendimin e pushimit nga puna.

“Siç jemi informuar deri tani, pushimi i tij nga puna ka ndodhur direkt pas deklaratave të të riut për vendimin e ndryshimit të gjinisë. Kjo nuk përcaktohet në kontratën e punës”,- ka thënë Silvia Zoli, nga zyra e kontestimit në Rimini të Italisë, ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Kurat për tu shndërruar në një femër kishin nisur prej tre vitesh, por vetëm gjatë muajve të fundit djaloshi i kishte thënë “lamtumirë” pamjes fizike prej mashkulli dhe ka treguar mbi këtë ndryshim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme