Mandarinat përmbajnë sasi të madhe të vitaminës C, sasi të bollshme të vitaminës D dhe K. Të dy këto vitamina sigurojnë elasticitetin e enëve të gjakut.
Ajo gjithashtu përmban magnez, kalcium dhe kalium. Mandarina, është burim i mirë i fibrave dietike. Mandarinat përmbajnë Beta-carotene i cili funksionon si antioksidant, por që mund të shndërrohet në retinol, formë kjo e vitaminës A e cila shfrytëzohet nga qelizat e syve për shikim dhe po ashtu ndihmon sistemin imunitar.
Mandarina stimulon ndarjen e qelizave dhe gjeneron qeliza të reja. Pastron gjakun dhe përdoret si purifikuese. Po ashtu mandarina, nxjerr substancat toksike nga trupi si ndotësit e ujit, kripërat shtesë etj. lehtëson të gjitha llojet e inflamacionit, përdoret si qetësuese kundër etheve, helmimeve, alergjive, etj.
Po ashtu, qetëson stomakun e irrituar dhe ndihmon në tretjen e ushqimit, përthithjen e lendeve ushqyese në mëlçi, stomak dhe ne zorrë, ne rritjen e sistemit imunitar, lehtësimin e problemeve te frymëmarrjes dhe qetësimin e sistemit nervor.
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...