Policia greke ka publikuar fotot e dy shqiptarëve të arrestuar për pornografi me fëmijët.
Shqiptarët u arrestuan më 23 maj të këtij, ndërsa në telefonin e njërit prej tyre u gjetën rreth 500 foto dhe video me përmbajtje pornografike.
Sipas policisë greke, dy të arrestuarit krijonin profile të rreme në Facebook dhe me anë të tyre fusnin në “kurth” vajza të vogla duke i detyruar që të nisnin video intime.
Policia greke sqaron se 40 vjeçari Qemal Bala, ishte ai që krijonte më së shumti lidhje të tilla dhe mbante komunikime me vajza 11 vjeçare duke u paraqitur shpesh si grua.
Personi i dytë i arrestuar, Hasan Prençi, kishte dijeni për veprimet e 40 vjeçarit dhe ka lehtësuar veprimet e tyre. Që të dy jetonin ilegalisht në Greqi.
Policia greke u apelon banorëve vendas që të japin të dhëna të tjera ndaj tyre.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?