Plazhi është më afër se kurrë dhe të gjith femrat fillojnë të shqetësohen për trupin, ngjyrën si edhe rrobat e banjos. Kilet e tepërta janë problemi më i madh në fakt, pasi prej tyre varet e gjithë bukuria në plazh. Por nuk është e vërtetë. Femrat mund të zgjedhin një tjetër metodë për të eleminuar ato kilet e padëshiruara.
1 – Një ditë përpara se të shkoni në plazh eleminoni çdo ushqim të dëmshëm si kripa, brumi, sheqernat. Mundësisht mbani një dietë 1 ditore ekstreme, të paktën për të eleminuar fryrjet e padëshiruara të barkut.
2 – Përdorni gjithmonë rroba banjo trupore ose mbadhje me bel të lartë. Mos përdorni bikinit standarte nëse nuk e ndjeni veten në formë. Do të ndiheni gjatë gjithë kohës të kompleksuara. Rroba banjot trupore, janë perfekte për të maskuar kilet e tepërta.
Ngjyra e plazhit është një tjetër shqetësim madhor. Shumë femra e kanë të pamundur të nxihen ashtu si disa të tjera, të cilat duken sikur i ka shkrirë çokollata në mënyrë perfekte në trup. Por edhe për një nxirje perfekte ekzistojnë disa këshilla, transmeton opinion.
1 – Gjithmonë përdorni krem mbrojtës me faktorin e përshtatshëm për lëkurën tuaj. Ditët e para përdoreni të paktën çdo tre orë. Mbroni sytë dhe fytyrën. Më pas mund të kalojmë te faza e nxirjes.
2 – Gjeni një vaj të përshtatshëm nxirës, sigurohuni që të jetë bimor. Por mos e nënvlerësoni edhe efektin e vajit të ullirit. Mund të bëjë magji për ngjyrën e trupit tuaj.
3 – Rrezet e përshtatshme janë gjithmonë ato të mëngjesit. Deri në orën 10:30. Dreka duhet të jetë sa më larg diellit. Ora 18-19 mund të jetë po aq e mirë sa rrezet e mëngjesit. Përfitoni gjithmonë prej tyre.
4 – Konsumoni sa më shumë ushqime të cilat kombinohen me rrezet e diellit. Karrota, çokollata e zezë, dhe domatet janë perfekte për t’u konsumuar gjatë plazhit.
Për sa i përket hidratimit, është e vetmja gjë që nuk duhet të neglizhoni. Dielli e than lëkurën, dhe më shumë se kurrë duhet të qendroni të hidratuar. Konsumoni sa më shumë ujë apo lëngje natyrale. Mos e neglizhoni kurrë këtë pjesë, është shumë e rëndësishme.
Aksesorët janë një tjetër pjesë që ju diferencojnë. Përdorimi i tyre me stil mund t’ju bëjë automatikisht më tërheqëse. Kapelet, shajet e plazhit, një varëse në kyçin e këmbës, syzet e diellit, janë aksesorë të cilët në plazh nuk duhet të mungojnë. Eleminini tualetin dhe parfumet në mënyrë kategorike. Tualeti në plazh nuk do të bëjë asgjë tjetër veç se t’ju tregojë qesharake (për mos të folur për dëmet në lëkurë).
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...