Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë se partitë e koalicionit PDK-AAK-NISMA nuk kanë harmonizim mes vete.
“Më duket absurde kërkesa e këtij koalicioni që ta kenë të dyfishuar prezencën dhe kohën sepse po garojnë si një trup i vetëm”, tha Muhaxhiri në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës.
Ai mendon se ky është një arsyetim që po e fsheh mungesën e përgatitjes dhe mungesën e plotë të një sistematizimi të ofertës së tyre elektorale.
“Kjo është dëshmia më e qartë që nuk ka pasur harmonizim formal”.
Ai e citoi Erich Frommin duke thënë se i duket sikur është “një ikje nga liria” kjo që partitë e këtij koalicioni po e bëjnë.
Muhaxhiri e quajti mundësi të artë që partitë t’i prezantojnë programet e tyre në media të llojllojshme dhe në debate.
Sipas Muhaxhirit, ekziston një presion i madh, një mungesë e koherencës dhe logjikës së përbashkët të funksionimit që do të transmetohet në qeverinë e ardhshme.
Muhaxhiri ka vënë re një presion të madh, një mungesë të koherencës dhe logjikës së përbashkët të funksionimit nga ky koalicion, që mund të transmetohet edhe në qeverinë e ardhshme.
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë