Google ADS

Prodhohet laptopi më i hollë në botë (VIDEO)

23:33 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Kompania Asus sapo ka prezantuar laptopin të quajtur ‘ZenBook Flip S’ , i cili është laptopi më i hollë në botë.

Laptopi është vetëm 10.9 mm dhe do të dalë në shitje këtë vit duke filluar nga 1.099 dollarë. Ekrani i tij është 14 inch dhe është shumë i lehtë pasi peshon 1.1 kg.

Ai ka një ekran me prekje dhe do të jetë në dispozicion në shumë modele të ndryshme.

Trashësia e tij është vetëm 10,9 milimetra, derisa njëri nga konkurrentët e tij modeli HP Spectre x360 është 13,8 milimetra, ndërsa te modeli i Apple MacBook Air ky dimension është 17 milimetra./arbresh.info

Interesante

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme