Google ADS

Wojciech Szczesny në “radarin” e Juventusit

22:59 | 31 Maj 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve të ndryshme, Juventusi ka shprehur interesim për të nënshkruar me portierin e Arsenalit, Wojciech Szczesny.

Reprezentuesi polak ka shpenzuar dy sezonet e fundit në formë huazimi te skuadra në Serie A – Roma, por “Giallorossët” nuk kanë siguruar opsionin për blerjen e lojtarit, transmeton portali arbresh.info. Si rezultat i kësaj, klubet e tjera italiane janë vënë gjithashtu në garë për Szczesnyn pas disa performancave impresive derisa edhe Napoli thuhet të jetë i interesuar për shërbimet e tij.

Sipas një raporti nga ‘Daily Mail’, “Bianconerët” tani i janë bashkuar garës për nënshkrimin me 27-vjeçarin, të cilën e shohin si një zëvendësues të mundshëm të portierit legjendar Gianluigi Buffon.

Raporti sugjeron gjithashtu që Szczesnyt do t’i ofrohen rreth 3.5 milionë funta në vit që t’i bashkohet skuadrës së Massimiliano Allegrit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme