Analisti Jusuf Thaçi ka thënë se me asnjë pushtet demarkacioni nuk mund të kalojë.
“E vetmja zgjidhje për demarkacionin është ribisedimi i kësaj marrëveshje me Malin e Zi qoftë për ta rishikuar ose për të shkuar në arbirtrazh. Pavarësisht që AAK është në koalicion me PDK dua të shpresoj që nuk do të heq dorë nga demarkacioni”, ka thënë ai në Debat D Plus.
Thaçi ka komentuar edhe hapjen e fushatës së subjekteve politike duke thënë se kanë zgjedhur vendet që mendojnë se marrin vota më shumë.
“Problematike janë bastionet që në zgjedhje lokale nuk kanë balotazh. Aty nuk punohet në të mirë të qytetarëve e këtillë është edhe Podujeva. Po ashtu po shihen edhe disa simbolika nga VV ku mendoj se ka zbritur në nivelin e duhur të diskursit publik”, theksoi ai./Arbresh.info
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...