Google ADS

Hoti: Veseli e lëshoi për pesë minuta vendin e kryeministrit për një kandidat tjetër

21:47 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Nisma ka thënë se koalicioni kundërshtarë PDK-AAK-Nisma nuk ka se si të quhet ndryshe, përveç, koalicion i territ.

Për këtë ai ka dhënë edhe sqarimin se pse mendon kështu.

“Kualifikimi si koalicion i territ ka ardhur natyrshëm”, ka thënë Hoti në Magazina Zgjedhore.

“Personi që ka bërë fushatë me muaj, e lëshoi për pesë minuta vendin e kryeministrit për një kandidat tjetër”, ka thënë Hoti për Kadri Veselin e PDK-së.

Kjo sipas tij është bërë natën nga frika e humbjes.

“Pavarësisht se kanë krijuar këtë koalicion, koalicioni ynë i djathtë do të dalë fitues”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se institucionet, veçanërisht Kuvendi duhet të kthehet në institucion ku debatohet për hallet e qytetarëve dhe jo problemet që politikanët kanë në mes vete.
“Ne tentojmë të fokusohemi se çfarë ne duam të bëjmë me ekonomi, shëndetësi politikë të jashtme dhe jo të merremi me kritika ndaj të tjerëve”, ka shtuar Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme