Kanada përkrah marrëveshjen e Parisit për klimën, pavarësisht vendimit të Trump

21:42 | 31 Maj 2017
Trina Galanxhi

Ministrja e Mjedisit në qeverinë kanadeze, Catherine McKenna, ka deklaruar se Kanada do të mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjes së Parisit mbi klimën, pavarësisht qëndrimit të SHBA-ve.

Ajo ka shtuar se nuk do të spekulojë mbi vendimin e Presidentit Trump, por shtoi se mundësitë e mëdha ekonomike që vijnë me marrëveshjen sjellin përfitime afatgjata për mjedisin, transmeton portali arbresh.info

McKenna ka shtuar se asnjë qeveri nuk mund të ndalë trajtimin e ndryshimeve klimatike, ndërsa ka theksuar se Kanada ‘do të vijojë marshin e nisur’.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se së shpejti do të shpallë vendimin e tij mbi marrëveshjen e Parisit, ndërsa një zyrtar nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se pritet që SHBA-të të tërhiqen nga marrëveshja./Arbresh.info

Të ngjashme