Gjimshiti: Kam kontratë me Atalantën, por nuk e di të ardhmen

20:55 | 31 Maj 2017
Arbresh Info

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i shoqëruar me një tjetër futbollist nga Lugina e Preshevës, Arbnor Fejzullahun e Partizanit, kanë ndjekur derbin shqiptar në Tetovë mes Renovës dhe Shkëndijës (2¬2).

Mbrojtësi kuqezi do të rikthehet në Kombëtare për dy ndeshjet e ardhshme, pas kartonit të kuq të marrë ndaj Izraelit.

Gjimshiti, i cili gjatë këtij sezoni luajti për Avelinon në Serinë B, është shprehur i kënaqur që me këtë skuadër siguroi mbijetesën, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të rikthehet te Atalanta, e cila zotëron kartonin.

“Jemi shumë të kënaqur, sepse në fund ia kemi arritur qëllimit të mos biem nga liga, edhe pse kemi pasur disa probleme, ku na i kanë hequr tri pikë për një problem që ka pasur skuadra para tre vitesh. Mendoj se në fund gjithçka doli mirë. E ardhmja? Nuk dihet ende. Kam kontratë me Atalantën, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Të shohim se si do të rrjedhin bisedimet me drejtuesit për rikthimin tim atje”, ka deklaruar Gjimshiti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme