Të paktën nëntë oficerë policie kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve të dhunshme mes policinë në qytetin gjerman të Nurnbergut, ku një grup studentësh u përpoqën të ndalonin policinë që të deportonte një student nga Afganistani.
Incidenti ka ndodhur gjatë kohës kur policia po e fuste në furgon studentin afgan nga shkolla profesionale teknike e vendosur jo shumë larg Berliner Platz në Nurnberg, transmeton portali arbresh.info
Në fillim një grup prej 20 studentash janë përpjekur të bllokojnë makinën që transportonte studentin.
Protestës spontane i janë bashkuar edhe studentët tjerë, si dhe kalimtarë të rastit.
Sipas Sueddeutsche Zeitung për një orë janë mbledhur rreth 300 protestues, ku edhe ka eskaluar protesta.
Polica ka përdorur shkopinjtë e gomës dhe sprej për të larguar protestuesit.
Sueddeutsche Zeitung shkruan se nëntë policë janë lënduar, ndërsa asnjë nga protestuesit nuk është lënduar. Në lidhje me incidentin janë arrestuar tre persona./Arbresh.info
Mediat amerikane: Prokurori Smith po nxiton për t’i mbyllur ...
Shpërthim pranë një banese në “Don Bosko”, dyshohet për lënd...
Vëllai i Madh ngrin Gjestin, Xheneta e puth në çdo vend
Heshtet Beogradi, Barcelona kalon në epërsi
Gjinden rreth 11 kilogramë marihuanë të fshehur në një fshat...
Biden uron Trumpin për fitoren dhe e fton në Shtëpinë e Bard...