Besa është fitues i edicionit të sivjetmë të Kupës së Kosovës.
Pejanët kanë triumfuar në finalen kundër Llapi në saje të penaltive me rezultat (4-2), me ç’rast Prishtina ka siguruar kualifikimet për në Ligën e Evropës pasi që pejanët edhe pas triumfit nuk do të mundin të paraqiten në ligat evropiane shkaku i mos licencimit.
Pejanët dhe llapjanët arritën të realizonin nga një gol në pjesë të ndryshme të takimit, ku gjersa Besa shënoi në pjesën e parë, Llapi barazoi rezultatin në pjesën e dytë.
Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuar rrugën e golit, vetëm një të tillë e panë shikuesit në stadiumin Riza Lushta.
Golin e vetëm në pjesë të parë e realizoi Diar Miftaraj, i cili me pak fat shënoi nga pika e bardhë në të 29 minutë.
Por, llapjanët në pjesën e dytë arritën të barazonin rezultatin, në të njëjtën mënyrë si pejanët.
Pas pesë minutave të pjesës së dytë, Besa realizoi gol përmes Festim Krasniqit, i cili u tregua i saktë prej pikës së bardhë.
Në vazhdim të ndeshjes te dyja ekipet u treguan më të kujdesshëm dhe kështu më nuk pati më gola deri në fund.
Edhe në vazhdimet prej dy herë nga 15 minuta nuk pati gola, megjithëse te dyja ekipet e kërkuan rrugën e golit dhe kështu u ekzekutuan penalltitë.
Në këtë aspekt, më të mirë u treguan llapjanët duke triumfuar me rezultat 4-2.
Me fitoren e pejanëve, Prishtina e cila përfundoi në vendin e dytë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare, do të merr pjesë në kualifikimet e Ligës së Evropës
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...