Pacolli: Programi i këtij koalicioni është i dinjitetshëm

19:20 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në hapjen e fushatës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Prishtinë ka thënë se  kësaj radhe do t’ia dalin.

“Më 11 qershor do të votojmë për të ardhmen tonë dhe përspektivën e fëmijëve tanë. Deri sot Kosovën e kanë zhvatur, e kanë keqtrajtuar. Tani është fundi, ai koalicioni i natës, i territ do t’i themi ‘boll më’, shkoni nga keni ardhur. Kosovën duhet ta udhëheqin njerëzit e dijës, ata që e duan Kosovën, fëmijët tanë, të ardhmen tonë”, ka thënë ai.

Pacolli ka thënë se programi i këtij koalicioni është i dinjitetshëm.

“8% rritje të ekonomisë, 70-80 mijë vende pune, grupe pro aktive që do ti konsiderojnë idetë dhe mbështesin idetë e juaja. Çdo student që e ka kryer fakultetin dhe ka një diplomë ai do të punësohet menjëherë. Dilni votoni për ardhmërinë e juaj”, ka thënë ai./Arbresh.info

18836133_10155198499090856_1348335849_o 18836552_10155198498300856_1211421377_o 18838662_10155198498620856_1387471804_o 18818132_10155198496635856_1262420078_o 18817808_10155198498115856_204940449_o 18869793_10155198498070856_1263653128_o 18838535_10155198497525856_272895590_o

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme