Pacolli: Ata japin premtime boshe, ne veprojmë

18:10 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

 Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli në fushatën në Obiliq ka thënë se do ta mbështesin fuqishëm Avdullah Hotin.

“Ky koalicion është më i duhuri. Çdo alternativë tjetër është e krijuar para 18 viteve dhe e shihni ku kemi mbetur sikurse një lokomotivë që ka dal nga binarët dhe aty janë ujqërit që duan të grabisin diçka. Kështu janë ata por ne nuk do ti lejojmë. Ne jemi koalicion i punës, koalicion që beson në vepra, në punë. NE do të arrijmë rritje ekonomike 8%, do të krijojmë vende punë 70 deri në 80 mijë”, tha ai.

Pacolli ka thënë se do të kenë zgjidhje edhe për të rinjët.

“Të rinj pas diplomimit do të kenë vende pune, ne do të kujdesemi për këtë. Bukuria e gjithë kësaj është qeverisja e këtij koalicioni. Me këtë do të shihni se shumë shpejt do të lëvizni lirshëm. Ata jepin premtime bosh, ne veprojmë”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme