Google ADS

Cristiano Ronaldo e pranon se i mungon Manchester United

17:47 | 31 Maj 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronalo ka pranuar se atij i mungon Anglia dhe Manchester United, por ka ritheksuar qëllimin e tij për të vazhduar qëndrimin në Real Madrid deri në momentin kur të mbush mbi 40 vite.

Ronaldo hyn në temë te futbolli anglez dhe Manchester United kur pyetet pse edhe pasi është bërë golashënuesi më i mirë i klubit dhe edhe pasi ka dërguar klubin në tri finale të Ligës së Kampionëve vazhdon ende të fishkëllyet nga tifozët, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk më pëlqen kjo dhe nuk është normale që ata të fishkëllejnë në stadiumin tuaj. Thjeshtë nuk më pëlqen kjo”, tha ai. “Kjo nuk duhet të ndodh kur një lojtar që gjithmonë dëshiron të jap më të mirën e tij dhe jep gjithmonë 100 për qind për skuadrën e tij, por në momentin kur bën gabimin e tij të parë, njerëzit e fishkëllejnë”

Cristiano Ronaldo pranon se i mungon Anglia por nuk ka në plan të rikthehet në Manchester United
Cristiano Ronaldo pranon se i mungon Anglia por nuk ka në plan të rikthehet në Manchester United

“Nuk është në rregull. Kur jeni në kohë të vështira është koha që ju keni nevojë për më shumë mbështetje nga jashtë dhe jo më pak. Nganjëherë ne nuk e kemi këtë”

“Kam kaluar shumë vite te Manchester United dhe kjo nuk më ka ndodhur asnjëherë mua. Ndoshta Anglia është një rast ndryshe, mentaliteti është ndryshe”

I pyetur nëse i mungon aq shumë sa për tu rikthyer, ai shtoi: “Jam shumë i lumtur në Spanjë, por sigurisht se më mungon gjithashtu Anglia sepse ju nuk t’i harroni kujtimet”

Ronaldo më pas pyetet rreth premtimit të tij për të luajtur deri në moshën 40 vjeçare, por sulmuesi reagon shpejtë duke e korrigjuar intervistuesin dhe duke i thënë: “41! E kam thënë kur nënshkrova kontratën time të fundit që do të jetë i parafundit dhe se do të luaj deri në moshën 41 vjeçare”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme