Për Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, një koalicion PS-PD pas 25 qershorit nuk do të përbënte tabu.
Duke folur në një intervistë për ABC News, Fleckenstein thotë se ai është kundër koalicioneve të mëdha por nëse në Shqipëri nuk do të kishte alternativë tjetër për qeverisje, pse jo.
Knut Fleckenstein: “Për mua, koalicionet e mëdha janë gjithnjë një përjashtim, edhe pse në Gjermani u bënë vite që vendi qeveriset nga një koalicion i madh. Nëse nuk do ketë asnjë alternativë tjetër për koalicion, atëherë një koalicion i tillë i madh, qoftë dhe teorikisht, mund të formohet. Pse jo?”
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka vlerësuar edhe një herë arritjen e marrëveshjes politike në Shqipëri.
I pyetur nëse Basha mori më shumë se ç’pritej, apo Rama lëshoi më shumë pe për të qëndruar në pushtet, ai jep këtë koment:
Knut Fleckenstein:“Nuk më intereson fare. Vërtet nuk më intereson. Nëse Kryeministri dhe lideri i opozitës gjetën dakordësi për mënyrën se si të zhvillojnë zgjedhjet e përgjithshme dhe për të gjitha elementet e nevojshme që paraprijnë zgjedhjet, unë jam i kënaqur me këtë.
Jam shumë i lumtur, që McAllister, Lee dhe ndoshta dhe unë kontribuam për këtë rezultat, pro në fund, ishin 2 bosët që vendosën se si do të vijojnë. Ky është një hap pozitiv dhe shpresoj që një dakortësi e tillë të arrihet pa asistencën tonë herën e ardhshme”.
/Oranews.tv
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?