Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot në Gjilan se me fitoren e Vetëvendosjes populli fillon të shpaguhet.
Kurti tha në hapje të fushatës parazgjedhore se tashmë qytetarëve tashmë po u kthehet shpresa, guximi dhe borxhi dhe se merr fund frika e plaçkitja.
“Fitorja e Vetëvendosjes është interes shoqëror, demokraci qytetare dhe nevojë ekonomike. Gjilani është ndëshkuar me moszhvillim. Me fitoren e VV-së në Gjilan e Kosovë bujkut ia kthejmë rendimentet, shkollave arsimin, spitaleve shëndetësinë. Gjilanit i jemi mirënjohës si komb e si shoqëri”, tha Kurti, raporton KP.
Sipas tij, Vetëvendosja me Qeverinë e saj e garanton shtetin e mirëqenies.
Kurti tha se tash në fushatë do të dëgjohet se si Vetëvendosje s’e njeh shtetin e Kosovës.
“Ne iu themi atyre njëherë e mirë. Po ne e njohim shtetin e Kosovës. Madje jemi të vetmit që punojmë që ky shtet të forcohet. Këta të koalicioneve nuk e njohin këtë shtet. Ata duhet të përgjigjen për cilin shtet po punojnë”, tha Kurti.
Ndërsa kryetari i VV-së, Visar Ymeri, duke folur për partitë tjera, tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, po luan me lodra me bateria.
“Këta politikanë me bateria do të lodhen shumë shpejt. Bateritë e tyre sot do t’i mund energjia jonë. Energjia e të varfërve dhe punëtorëve të shtypur. Energjia juaj. Kjo energji do t’i dërgojë me pension. Edhe ne burg pensionin do të ua dërgojmë, dhe pasurinë e vjedhur do t’ua konfiskojmë”, tha Ymeri.
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...