Presidenti i Partive Popullore Evropiane, nesër në fushatën e LDK-AKR-Alternativa

15:44 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul, grupimit më  të madh politik në Parlamentin Evropian, vjen të enjten në Kosovë, për  të marrë pjesë në hapje të fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës  (LDK), Aleancës Kosova e Re (AKR), Alternativës dhe Lëvizjes për  Drejtësi dhe për t’i dhënë mbështetje të fuqishme koalicionit të së  djathtës në Kosovë.

Presidenti i PPE, anëtare e të cilës është edhe LDK-ja, do të vjen në  Prishtinë për të sjellë përkrahjen e Partive Popullore Evropiane, për  koalicionin e djathtë, të cilit i prin LDK-ja dhe kandidati i saj për  kryeministër, Avdullah Hoti.

Presidenti Daul, është mik i madh i Kosovës dhe ndër lobuesit më të  fuqishëm për Kosovën në Bashkimin Evropian. Anëtarët e PPE kanë postet  kryesore në Bashkimin Evropian dhe drejtojnë qeveritë e shumë vendeve anëtare të BE-së

Me rastin e hapjes së fushatës, Presidenti Daul do të mbajë një fjalim,  para kandidatëve të koalicionit për deputetë dhe para simpatizantëve.

Gjithashtu, LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi, njoftojnë  elektoratin dhe qytetarët se, tubimi qendror mbahet të enjten, në  Pallatin e Rinisë në Prishtinë në ora 17:00.

Në këtë tubim do të prezantohen kandidatët për deputetë të koalicionit  të djathtë, si dhe do të mbahen fjalime nga krerët e partive në  koalicion dhe kandidati për kryeministër, Dr. Avdullah Hoti.

Të gjithë anëtarët e partive të koalicionit dhe qytetarët janë të ftuar  që të marrin pjesë në këtë manifestim./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme