Për kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashën me një përvojë 12-vjeçare në politikë, këto janë zgjedhjet e para që ai i udhëheq si kryetar partie dhe nga ky pozicion ai u kërkoi shqiptarëve ta mbështesin për t’i dhënë fund asaj që e quajti moçal 25-vjeçar të politikës shqiptare.
“Mocali është ku rrinë zhabat dhe thithlopat e politikës, është toka e bukës që i është zënë çdo shqiptari. Ata bëjnë guak guak. 25 qershori është koha për të tharë kënetën dhe për të larguar zhabat nga toka e bukës së shqiptarëve”, tha Basha.
Ky ishte lejtmotivi i Bashës gjatë takimeve në Sarandë, Konispol e Himarë, edhe kur iu përgjigj indirekt zërave për koalicionet paszgjedhore.
“Ne nuk bëjmë pazar për kauzën e qytetarëve shqiptarë me asnjë nga thithlopat e politikës së vjetër. Demokracia nuk mudn të jetë e një tufe politikanësh, por e qytetarëve për të jetuar me punë të ndershme. Kjo është republika e re”, tha Basha.
Basha tregoi përse programi i tij elektoral ka prioritet numër një ekonominë.
“Një shtet të forte e bën ekonomia e fortë, qytetari i fortë, jo kryeministri i fortë. Një kryeministër i fortë ka shtet të falimentuar”, vijoi ai.
Lulzim Basha ka treguar edhe sesi do të jetë ai, nëse shqiptarët e votojnë si kryeminstrin e tyre.
“Nuk do të jem kryeministri i estradave, ekraneve, Facebook, me kartolina, pllaka kur shqiptarët nuk kanë bukë të hanë. Unë do të jem kryeministri i halleve tuaja, i zgjidhjeve tuaja. Unë do të jem kryeministri i qytetarëve, i ekonomisë”, përfundoi ai, shkruan TCH
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...