Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, që është pjesë e udhëheqësve të Vetëvendosjes në tubimin hapës në Gjilan, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se tashmë gjilanasit kanë vendosur për Vetëvendosjen.
“Gjilani paska vendos me zemër”, ka shkruar Sejdiu në Facebook duke bërë lojë fjalësh me sloganin e Vetëvendosjes për këtë fushatë, #meZemër.
Sejdiu ka publikuar edhe një fotografi të vendit ku po mbahet tubimi.
Vetëvendosje paraprakisht është ankuar se kundërshtarët politikë kanë dashur ta pamundësojnë këtë event, duke këputur një kabllo interneti të sallës.
Moti sot me diell dhe vranësira
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha