Gjithmonë në formë dhe shumë tërheqëse. Është këngëtarja Eli Fara, mbi të cilën vitet duket se kalojnë pa lënë shenjë. Ajo ka zbuluar sekretin e bukurisë së saj, teksa ishte e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, përpos projekteve të fundit muzikore.
“Nuk është ndonjë sekret i madh, por vetëm gjithmonë jam në aktivitet. Të qenit gjithmonë në lëvizje, më bën që ta ruaj formën fizike. Por kam edhe një kujdes normal për veten, jo ekstrem” , tha Eli Fara.
Një tjetër sekret, sipas saj, është grimi në mëngjes. Sado i lehtë të jetë, ai nuk mungon asnjëherë.
“Gjëja e parë që bëj ҫdo ditë është grimi. Kur mbaron kjo punë, duket sikur të gjitha të tjerat janë të lehta për t’u bërë. Gjithmonë bëj tualet. Një grim ditor më bën të ndihem mirë” , tha këngëtarja.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...