Kryetari i komunës, Agim Bahtiri ua ka nënshkruar kontratat 86 punëtorëve shëndetësor, që do të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe pacientët që ndodhen në regjim shtrati dhe kanë vështirësi në lëvizje, përkatësisht që kanë nevojë për përkujdesje shtëpiake.
Me rastin e nënshkrimit të kontratave në sallën e Kuvendit të Komunës, ku ishin të pranishëm të gjithë përfituesit, kryetari Bahtiri tha se ky projekt është me rëndësi të veçantë për arsye se ai synon të shtoj efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët e komunës që nuk mund të marrin shërbime jashtë shtëpisë së tyre.
Ai nga punëtorët e pranuar kërkojë angazhim, përkushtim dhe punë profesionale, në mënyrë që qytetarët që kanë nevojë për ndihmën e tyre, të ndihen mirë dhe të bëjnë jetë të rehatshme.
Komuna e Mitrovicës së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Ministrisë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Caritas Kosova kanë vazhduar projektin “Përkujdesja shtëpiake”, që ka filluar para dy vitesh, me ç’rast 86 teknikë dhe motra medicinave, për 6 muaj do të ofrojnë shërbime për qytetarët në gjendje të vështirë shëndetësore, në shtëpitë dhe banesat e tyre.
Ky projekt do të ketë një kosto prej 235.000 euro , ku komuna ka kontribuar me 80.000 eur0, Ministria e Shëndetësisë 50.000 euro, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 75.000 euro dhe Caritasi i Kosovës do ët kontribuoj me shërbime dhe material shpenzues në vlerë totale 30.000 euro.
Kjo marrëveshje parasheh angazhimin e punëtorëve të lartpërmendur për periodën prej 15.05.2017 deri me 31.12.2017./Arbresh.info.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...