Liderët botërorë dënojnë sulmin vdekjeprurës në Kabul

13:18 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Disa liderë botërorë kanë dënuar sulmin në Kabul që po cilësohet si një nga sulmet më të mëdha në Afganistan.

Sulmuesi vetëvrasës ka marrë jetët e 80 personave e ka plagosur më shumë se 350, transmeton portali arbresh.info.

kabul

Presidenti afgan Ashraf Ghani dënoi ashpër sulmin, i cili erdhi vetëm disa ditë në muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit.

Një deklaratë nga zyra e tij citoi Ghani të thoshte se “terroristët, madje në muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e mirësisë, bekimit dhe lutjes, nuk po ndalojnë vrasjen e njerëzve tanë të pafajshëm”.

Pakistani dënoi “sulmin terrorist në Kabul këtë mëngjes që ka shkaktuar humbje të jetës së çmuar njerëzore dhe plagosje të shumë njerëzve”.

Për sulmin vdekjeprurës ka reaguar edhe ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel i cili ka thënë se në mesin e të plagosurve ka edhe punonjës të Ambasadës Gjermane.

“Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave. Ne i urojmë të plagosurve shërim të shpejtë”, tha ministri i jashtëm. “Është veçanërisht e neveritshme që këta njerëz të jenë në shënjestër”.

Ai gjithashtu u zotua se sulmi nuk do të shkundë vendosmërinë e Gjermanisë për “të mbështetur regjimin afgan në stabilizimin e vendit të tyre”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme