Google ADS

Dialogu dhe qeveritë e reja, problem shihet ajo e Kosovës

12:48 | 31 Maj 2017
arbresh.info

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, është tani në një fazë të ndërlikuar, për shkak të rrethanave të jashtme dhe gjithashtu për shkak të politikës së brendshme të të dy vendeve.

Kështu vlerëson Ján Cingel, hulumtues në Programin Evropian të Fqinjësisë në Institutin e Politikave GLOBSEC.

Në një intervistë për EWB, ai thotë se në Kosovë, problemet e brendshme filluan disa muaj më parë, dhe dialogu është tani në letargji.

dsc_5035-e1496221538653

“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë zhvillim para zgjedhjeve në Kosovë para se qeveria e re të marrë detyrën.”

Sipas tij, dialogu mund të vazhdojë por do të varet nga qeveria e re, por nga ana serbe, ai nuk sheh ndonjë pengesë apo ndonjë problem, transmeton arbresh.info.

“Po, do të ketë një qeveri të re, por unë nuk mendoj se do të jetë aq problematike ashtu siç është në rastin e Kosovës. Kohët e fundit ka pasur deklarata nacionaliste në të dyja anët, por ne duhet ta kuptojmë atë në kuadër të fushatave parazgjedhore.”

Ai ka folur edhe për situatën e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor duke thënë se fatëkeqësisht , Ballkani Perëndimor u shfaq në “hartën e Evropës të pikave të nxehta problematike” kohët e fundit, pas një periudhe kohore, kur nuk ishte aq e pranishme në diskursin lidhur me sigurinë.

“Kjo është për shkak të zhvillimeve të fundit në Maqedoni dhe Kosovë dhe asaj që ndodhi në Mal të Zi vitin e kaluar. Këto janë sfidat që i kthyen vëmendjen e BE-së dhe vendeve anëtare tek Ballkani Perëndimor.”

Ballkani Perëndimor sipas Cingel, është përsëri në qendër të vëmendjes dhe në të njëjtën kohë është e nevojshme më shumë vëmendje e BE-së dhe vendeve anëtare të saj për të ndihmuar në zgjidhjen e disa prej këtyre çështjeve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme