Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Shaip Muja ka thënë se janë 101 arsye pse qeveria e kaluar të cilën ai i referohet si e Riinvestit të kthehet në origjinë-në facebook.
Muja ka shkruar se secili ka kontribuar me mundësitë e veta në rrugëtimin kombëtar e politik, e në këtë rrugëtim PDK, sipas tij, mbetet akademi e mendimit politik, dhe veprimit politik.
“Për këtë ne jemi krenar, me lidershipin tonë, me përkrahjen e qytetarëve dhe zotimin se do të bëjmë më të mirën për kombin, vendin dhe qytetarin. Fillimi i Ri është zotimi ynë”, ka shkruar Muja në ‘Facebook’.
101 Arsye që Qeveria e Riinvestit kthehet në origjinë – në facebook
Në rrugëtimin tonë kombëtar e politik, secili ka kontribuar me mundësitë e veta, duke i dhënë kahje ideve liridashëse dhe prosperitetit në shërbim të qytetarëve. Partia Demokratike e Kosovës, në këtë rrugëtim, ishte, është dhe mbetet Akademi e mendimit politik, veprimit politik dhe angazhimit pozitiv në Republikën e Kosovës. Për këtë ne jemi krenar, me lidershipin tonë, me përkrahjen e qytetarëve dhe zotimin se do të bëjmë më të mirën për kombin, vendin dhe qytetarin. Fillimi i Ri është zotimi ynë! #FillimiRi.
Demarkacioni ishte dhe mbetet boshti i reflektimit tonë politik dhe kombëtar. Ofruam dëshmi të mjaftueshme se përgjegjësia për interesin e shtetit është edhe akt individual. 101 Arsye kam pasur për ta kritikuar Qeverinë e Riinvestit dhe Facebook-ut. 101 arsye të forta që të shporret ajo qeverisje e qullosur. 101 arsye të mos i kthehet as si vendimmarrje, as si mentalitet i servilizmit administrativ.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...