Google ADS

Pacolli: Kosova duhet t’i thotë jo koalicionit të natës dhe frikës

12:26 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli në hapjen e fushatës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Podujevë e ka quajtur koalicion të natës dhe të frikës koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Ai ka thënë se Kosova duhet t’i thotë jo këtij koalicioni pasi siç tha, është duke vjedhur programin e tyre qeverisës, shkruan arbresh.info.

“Ne kemi thënë që secila familje do të ketë të paktën një të punësuar me qeverisjen e koalicionit LDK-AKR-Alternativa. Rini e dashur, mos e humbni shpresë por vazhdoni të besoni në bukurinë e ëndrrave tuaja, e bukuria e ëndrrave tuaja është ndryshimi që po vjen me një qeveri dinjitoze që bazohet vetëm në punë”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme