Keni dëgjuar ndonjëherë për termin ‘veshje të domosdoshme në garderobë”? I referohet konceptit të të veshurit një numër të limituar rrobash, gjithmonë të njëjtat, dhe mbajtjes së dollapit krejtësisht ‘të pastër’. Ata që e praktikojnë nuk mbajnë asnjëherë rroba që nuk i veshin, prej vitesh, në dollap. Koncepti po popullohet përditë, nga një numër i madh njerëzish të të gjitha fushave por më të rëndësishmit janë politikanët dhe njerëzit e biznesit shkruan Living. Çfarë po e bën këtë koncept kaq tërheqës për njerëzit, veçanërisht për ata që nuk iu mungojnë të ardhurat për të blerë të gjitha gjërat që dëshirojnë?! Ka disa arsye…
1. ‘Dhembja e kokës’; Njerëzit e rëndësishëm përballen përditë me vendime të vështira. Nëse do të shpenzonin kohë edhe për gjëra të parëndësishme (për ta) si zgjedhja e veshjeve ose ushqimit, do t’iu shpërndahej vëmendja ndaj gjërave thelbësore. 2. Koha: Kush prej këtyre njerëzve ka kohë për t’u hutuar minuta të tëra përpara dollapit të rrobave?! Epo, përgjigjen e dini…
3. Terapia e stresit; kur janë pyetur për asrsyet e kësaj zgejdhje, të gjithë ata që e praktikojnë, kanë thënë se kanë vështirësi në marrjen e vendimeve për të blerë rroba të reja apo për të ndryshuar stil. Nga ana tjetër, të veshësh të njëjtat gjëra përditë, është lehtësuese sepse nuk mendohesh o stresohesh se çfarë të zgjedhësh.
4. Garderoba e e madhe është një shpenzim i kotë energjish që mund të harxhohen shumë më mirë! 5. Kursen para! Ok, ky nuk është rasti i njerëzve të pasur por i të tjerëve që po shtohen përditë. 6. Perspektiva në jetë ndryshon; as shijet dhe as pesha nuk janë më të njëjtat prandaj është e kotë të tejmbushni dollapin me mendimin që një ditë do t’iu duhen sërish!
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë