Jolie: Nëna më ka mësuar si të jem shembull për fëmijët

10:01 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Në një intervistë për revistën franceze, Elle, Angelina Jolie ka folur rreth ndikimit të nënës së saj, Marcheline Bertrand, për ta bërë atë një nënë më të mirë.

Nëna e aktores ka nderuar jetën në vitin 2007, ndërsa ajo vazhdon t’i kujtojë këshillat e saj.

“Do të kishte qenë një gjyshe e mrekullueshme. E di se sa do t’u kishte ndihmuar në jetën e tyre (fëmijëve) dhe jam e pikëlluar, sepse diçka e tillë nuk do të ndodhë”.
“Do të jepja gjithçka që të ishte me mua në këtë çast. Më mungon. Shpesh flas me të në mendimet e mia dhe imagjinoj se çfarë do të më thoshte ajo për të më këshilluar”, është shprehur Jolie.

Për 41-vjeçaren, të jesh prind i mirë është mënyra më e mirë për t’u dhënë fëmijëve një shembull.

“Është dhuntia më e madhe, si edhe përgjegjësi. Do të thotë të bësh gjithçka që mundesh që të jetosh me vlerat e tua dhe të jesh shembull i mirë për fëmijët e tu”, ka shtuar Angelina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme