KQZ do të miratojë mesditën e sotme fondin prej 65 milionë lekë që do t’u shpërndahet partive politike për zgjedhjet e 25 qershorit. Dy partitë e mëdha, PS dhe PD do të përfitojnë pjesën më të madhe të “tortës”, 49 milionë lekë.
Përkatësisht selia rozë do të përfitojë 28 milionë lekë financime, pasi në zgjedhjet e katër viteve më parë është renditur e para me 713 mijë vota. Nga ana tjetër PD do të përfitojë 20.1 milionë lekë, ndërsa në votimet e vitit 2013 është renditur e dyta me 528 mijë vota. Ndërkohë që partia e tretë më e madhe në vend, LSI, do të marrë 7 milionë lekë.
Projektvendimet që do të shqyrtohen sot në KQZ
Për lirimin dhe emërimin kryesisht të anëtarit të KZAZ-së nr.7, Qarku Shkodër, dhe sekretarit të KZAZ-së nr.26, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
Për përcaktimin e sasisë së fondit publik që do t’u shpërndahet si paradhënie partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017.
Për miratimin e vëzhguesve afatshkutër të Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017.
Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017.
Për miratimin e kritereve dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve financiar për të kryer monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike.
Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore.
Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017.
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...