Nga Mali i Zi te Barcelona (FOTO)

08:45 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Barcelona ka transferuar një portier për ekipin e U19 për sezonin e ardhshëm. Emri i tij është Lazar Carevic dhe ai është 1.95m i gjatë.

Sport ka zbuluar transferimin së fundmi por ishe vetë Carevic ai që publikoi foton e parë duke nënshkruar kontratën e re nëpërmjet Instagramit të hënën. 18 vjeçari që tani ka përfaqësuar malazezin për grupmoshën e tij dhe madje edhe për U21.

Dy vite më parë Sport zbuloi interesin e madh që kishte Barça për të, dhe jo vetëm pasi edhe Bayern Munich ishte interesuar për Carevic.

Një moment është përfolur se portieri mund të kalonte edhe te Manchester City, pas miqësisë së Pep Guardiola-s me agjentin e lojtarit Ramir Radoncic. Por Barcelona është ekipi që fitoi konkurrencën për shërbimet e Carevic nga OFK Grbalj.

Image result for lazar carevic

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme