Google ADS

Të mirat që mund t’i përfitoni nga çaji i boronicës

22:36 | 30 Maj 2017
Trina Galanxhi

Boronica konsiderohet si një ndër frutat më të ushqyeshme dhe me më së shumti përfitime shëndetësore.

Megjithatë, ne sot do të tregojmë për të mirat që sjell çaji i boronicës, shkruan arbresh.info

Çaji i boronicës ndihmon në humbjen e peshës, pasi konsiderohet se ju mban të ngopur për një kohë të konsiderueshme.

Disa gota nga çaji i boronicës në ditë, ndihmojnë në sistemin e tretjes dhe ndihmojnë që të largoni toksinat.

Sipas një studimi të kryer nga Qendra Kardiovaskulare në Universitetin e Miçiganit, boronicat ndihmojnë në humbjen e peshës.

Përveç kësaj, boronicat përmbajnë një masë të lartë të agjentëve për parandalimin e kancerit që ndihmojnë për të largimin e toksinave të rrezikshëm nga trupi.

Ushqimi që do të ju ndihmonte për mbajtjen e trupit në formë, është edhe boronica me kos. Një dietë e tillë do të mbante trupin tuaj në formë për nga vitaminat dhe do të forconte sistemin tuaj imunitar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme