Google ADS

Hoti: Nuk mund ta lëmë Kosovën në duart e atyre që kanë probleme me personalitet

22:08 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati i LDK-AKR-Alternativa për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova nuk mund të lihet në duar të atyre që kanë probleme me personalitet.
“Nuk mund ta lëmë Kosovën në duart e atyre që kanë probleme me personalitet”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti ka qenë sot gjatë ditës në Gjilan nën përkrahjen e kryetarit të komunës Lutfi Haziri që vjen nga LDK-ja.

“Kosova nga 11 qershori do të jetë në duart e pastra të rinisë kosovare, të burrave dhe grave të bashkuar në koalicioni e fitores LDK-AKR-Alternativa. Përkrahja nga gjilanasit dhe kryetari i tyre, z. Lutfi Haziri, e fuqizon fitoren tonë”, ka shkruar Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme