Google ADS

Sergio Ramos shënon super gol në stërvitje (VIDEO)

21:50 | 30 Maj 2017
Arbresh Info

I njohur gjatë në botën e futbollit si njëri nga mbrojtësit më të mirë, aftësitë e tij në ajër i kanë lejuar Sergio Ramosit gjithashtu të shënojë deri tani 80 gola, shifër madhështore për një mbrojtës qendror.

Lexo edhe: Granit Xhaka i pandalshëm nga yjet e Chelseat (VIDEO)

Megjithatë, sot (e martë) gjatë stërvitjeve me Real Madridin, 31-vjeçari shfaqi një tjetër anë të lojës së tij duke shënuar një gol të bukur për të cilën edhe yjet e tjerë të skuadrës së Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema do të ishin krenar, transmeton portali arbresh.info.

Shikoni golin:

https://twitter.com/SergioRamos/status/869607609334214656

Ramos iu nënshtrua një seance të lehtë stërvitore sot para ndeshjes së tyre vendimtare për sezon në Ligë të Kampionëve ndaj Juventusit mbrëmjen e së shtunës.

Lexo edhe: Goditja e lirë më e tmerrshme e Cristiano Ronaldos në karrierën e tij (VIDEO)

‘Los Blancos’ janë në kërkim të trofeut të tretë evropian brenda katër viteve në ndeshjen më 3 qershor në Cardiff, kur Sergio Ramos shpreson të shënojë një tjetër gol vendimtar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme