Kastrati: Tre muaj pas formimit të qeverisë do ta kemi ushtrinë

21:27 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Kadri Kastrati, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-ës,  ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është një prej prioriteteve kryesore të partisë në të ardhmen.

“PDK, një prej prioriteteve në të ardhmen, një prej prioriteteve më imediate, e ka formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Kastrati në RTV Dukagjini.

Ai ka theksuar se ushtria është prioritet edhe i partnerëve të PDK-së në koalicion  me AAK dhe NISMA për Kosovën.

“E kemi në platformën tonë që në tre muajt e ardhshëm pas zgjedhjeve, me formimin e qeverisë, do të formohet ushtria”, është shprehur Kastrati.

“Tre muaj pas formimit të qeverisë do ta kemi ushtrinë”, ka thënë ai, me shumë optimizëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme