Google ADS

Ushqimet që duhet konsumuar nëse vuani nga artriti

20:44 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Artriti reumatoid mund të shfaqet në çdo moshë, edhe pse të dhënat e ndryshme kanë treguar se target grupi më i rrezikuar i përket moshës 20-50 vjeç.

Kjo sëmundje e rëndë shkakton deformim të dukshëm të kockave, ndjenjën e vazhdueshme të ngurtësisë dhe kufizon aftësinë për të lëvizur.

Këto janë ushqimet që duhen konsumuar çdo ditë për të luftuar inflamacionin e artritit reumatoid.

1.Frutat e pyllit: Frutat e pyllit si luleshtrydhet, qershitë, boronicat dhe manaferrat janë ndër ushqimet që duhet të jenë gjithmonë pjesë e regjimit ushqimor të personave që vuajnë nga artriti reumatoid. Këto fruta janë të pasura me antioksidantë, përbërës me veti anti-inflamatorë dhe karotenoidë që rrisin sintezën e kolagjenit në mënyrë natyrale dhe i bëjnë tendinat më të forta .

2.Drithërat integrale: Edhe drithërat integrale nuk duhet të mungojnë kurrë në tryezën tuaj nëse vuani ose keni në familje një person që ka probleme me artritin reumatoid. Janë të pasura me komplekse karbohidratesh, fibra të tretshme në ujë dhe selen,  këta përbërës eliminojnë toksinat nga organizmi dhe luftojnë inflamacionin e kockave.

3.Farat e lirit: Acidet yndyrore Omega3 dhe vitamina E që gjenden tek farat e lirit janë ndër mjekimet më të mira natyrale me veti anti-inflamatore që luftojnë pezmatimin e nyjave. Përmirësojnë aftësinë e trupit për të përthithur lëngjet e ndryshme duke siguruar në këtë mënyrë lubrifikimin e duhur të kockave./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme