Kontrolli i Brendshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka pezulluar edhe 11 policë, në mesin e të cilëve pesë shqiptarë, vendim ky që lidhet me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Ivan Manasiev, Vele Talevski, Gordan Gjorgjievski, Darko Janevski, Suat Beqiri, Rafet Bialli, Berat Veliovski, Ekrem Kurtishi, Ilham Mustafa, Kiro Nikoloski, Vesna Slamkova dhe Vele Talevski janë njëmbëdhjetë policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup që u suspenduan ditë më parë, njofton gazeta Koha.
Raportohet se vendimi vjen pas shqyrtimit të punës së secilit polic natën e përgjakshme të Parlamentit, ku protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” u futën dhunshëm në Parlament dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...