Prodhimi i PlayStation 3 përfundon zyrtarisht në Japoni

19:35 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Edhe pse PlayStation 4 dhe PlayStation 4 Pro tashmë janë në shitje dhe disa analistë thonë se do të shohim edhe gjeneratën e tyre të pestë vitin e ardhshëm, në Japoni zyrtarisht i është dhënë fund prodhimit të PlayStation 3.

PlayStation 3 për herë të parë ishte publikuar në nëntor 2006 dhe ishte një hap i madh krahasuar me PlayStation 2.

Sony që atëherë premtoi se do të mbante në prodhim këtë model për dhjetë vjet dhe tash pas ndodhemi në vitin 2017 mund të themi se ka mbajtur fjalën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme