Trepça ’89 nuk është duke u ndalur as pas shpalljes kampion.
Mitrovicasit kanë arritur të marrin dy lojtarë mjaftë cilësor nga Liria e Prizrenit.
89-shi ka nënshkruar me nigerianin Odi Henry Chibueze dhe ganezi Asare Richard.
Lojtarët kanë nënshkruar kontrata dy vjeçare.
“E konfirmuar nga presidenti Zeka. Nënshkruajnë kontratë dyvjeçare dy super përforcimet, nigeriani Odi Henry Chibueze dhe ganezi Asare Richard. Dy përforcimet vijnë nga KF LIRIA e Prizrenit. Ne si klub i dëshirojmë suksese dhe mirëseardhje”, thuhet në njoftimin e Trepça ’89.
Të dy lojtarët ishin titullar tek Liria dhe ndër më të mirët në Superligën e Kosovës në edicionin që lamë pas.
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje