Si rezultat i këtij udhëtimi, ndikimi amerikan, i ushtruar gjithmonë në Evropë përmes tregtisë dhe aleancave ushtarake me përfitim të ndërsjelltë, është më i lëkundur se kurrë.
Marrëdhënia amerikano-gjermane, bërthama e aleancës transatlantike për më shumë se 70 vjet, sapo ka arritur një pikë të ulët rekord: Të dielën, kancelarja gjermane i tha një turme simpatizantësh se Gjermania nuk mund të varet më nga Amerika, duke pasur parasysh atë që ajo kishte “përjetuar ditët e fundit”. Qeveria ruse, e cila ka kërkuar prej kohësh dëbimin e Shteteve të Bashkuara nga kontinenti, është e gëzuar: Në televizion rus, thuhej se Trumpi e ka kthyer NATO-n në një “house of cards”
Nga Anne Applebaum
Për më shumë se katër muaj, Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar asnjë ambasador evropian, nuk ka plotësuar asnjë vend pune të nivelit të lartë në diplomaci, dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë se do ta bëjë. Të dërguarit e rastit, mes tyre zëvendë spresidenti dhe sekretari i mbrojtjes, kanë lundruar nëpër Atlantik, duke mbartur mesazhe të përgjithshme sigurie. Ata kanë rikonfirmuar angazhimin e Amerikës ndaj NATO-s, duke folur për lidhjet dhe aleancat e vjetra, duke lënë të kuptohet dhe shkelur syrin, se asgjë nuk ka ndryshuar.
Evropianët dëgjuan dhe bënë sikur i besonin. Sigurisht, më tha njëri prej tyre, pasi dëgjoi zëvendëspresidentin të fliste në shkurt në Mynih, “të gjitha këto janë të vërteta deri në postimin e radhës të Trumpit në Tuiter”. Por në hapësirën e dy ditëve të shkurtra të javës që kaloi, Presidenti vetë presidenti Trump u dha fund atyre muajve të pasigurisë pa patur nevojë për Tuiterin. Tani e dimë: Të dërguarit ishin të pabesueshëm. Dhe gjithçka në të vërtetë ka ndryshuar.
Çfarë ndodhi realisht në Belgjikë dhe Itali? Pasi kishte deklaruar në Arabinë Saudite se ai nuk do t’u “jepte leksione” liderëve arabë për të drejtat e njeriut, Trumpi mbërriti në Bruksel dhe filloi t’u japë leksione aleatëve më të ngushtë të Amerikës, duke i akuzuar ata se i kanë borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe taksapaguesve amerikanë. Kjo nuk kishte kuptim: NATO nuk është një klub si Mar-a-Lago, me taksa vjetore. Por kjo ishte një shenjë e qartë, e asaj për të cilën shumëkush kishte dyshuar gjatë gjithë kohës: Trump preferon shoqërinë e diktatorëve që e lajkatojnë, dhe jo demokratëve që e trajtojnë si të barabartë.
Disa orë më vonë, në një takim për tregtinë, Trump u ankua se Gjermania është “e keqe” për shkak të “miliona makinave që shet në SHBA” dhe u duk se tashmë dëshiron që të rishkruajë marrëveshjen tregtare që Amerika ka në fuqi Gjermaninë. As kjo nuk kishte kuptim: Si pjesë e Bashkimit Evropian, Gjermania nuk negocion marrëveshjet e saj të tregtisë. Gjithashtu, kompanitë gjermane prodhojnë “miliona vetura” brenda Shteteve të Bashkuara, pothuaj të njëjtin numër që edhe shesin. Por komentet e bënë të qartë: kanë marrë fund edhe kohët kur Shtetet e Bashkuara udhëhiqnin botën në tregti.
Në asnjë moment nuk u duk se presidenti e kuptonte rolin e tij të udhëheqësit të aleancës. I shtyrë që të zotohej për një traktat të ndryshimit të klimës, ai shkroi në Tuiter: “Do të marr vendimin tim përfundimtar për Marrëveshjen e Parisit javën e ardhshme!” – pothuajse sikur kjo të ishte një seri televizive, që mbështetet në momente ankthi, për të mbajtur njerëzit të mbërthyer në ekran. Duke provuar se ai ende e sheh botën me sytë e një biznesmeni ndërtues, ai u ankua tek kryeministri belg për rregulloret evropiane, që kishin ngadalësuar ndërtimin e një prej kurseve të tij të golfit. Para fotografisë zyrtare të samitit të NATO-s, Trump shtyu mënjanë kryeministrin malazez për të dalë vetë përpara, sepse kështu veprojnë njerëzit të famshëm.
Në asnjë moment nuk u duk se presidenti kuptonte edhe çështjet në diskutim. Gjatë fjalimit të tij në samitin e NATO-s, ai nuk përmendi nenin 5, klauzolën që i bën anëtarët e NATO-s të mbrojnë njëri-tjetrin në qoftë se sulmohen. Më vonë ai deklaroi se udhëtimi i tij do të hapte rrugën për “paqe me anë të forcës”, edhe pse ishte e qartë që ai as nuk kishte idenë se çfarë do të thotë në të vërtetë ajo frazë, e përdorur nga Ronald Reagani në vitet 1980. “Do të kemi shumë forcë dhe do të kemi shumë paqe”, shpjegoi ai.
Pas mbarimit të vizitës, ndihmësit e presidentit nxituan që të shpjegojnë se çfarë donte të thoshte presidenti. H.R. McMaster, këshilltari i sigurisë kombëtare, menjëherë deklaroi se Trumpi e kishte mbështetur nenin 5. Por këtë herë askush nuk bëri sikur e besoi.
Si rezultat i këtij udhëtimi, ndikimi amerikan, i ushtruar gjithmonë në Evropë përmes tregtisë dhe aleancave ushtarake me përfitim të ndërsjelltë, është më i lëkundur se kurrë. Marrëdhënia amerikano-gjermane, bërthama e aleancës transatlantike për më shumë se 70 vjet, sapo ka arritur një pikë të ulët rekord: Të dielën, kancelarja gjermane i tha një turme simpatizantësh se Gjermania nuk mund të varet më nga Amerika, duke pasur parasysh atë që ajo kishte “përjetuar ditët e fundit”. Qeveria ruse, e cila ka kërkuar prej kohësh dëbimin e Shteteve të Bashkuara nga kontinenti, është e gëzuar: Në televizion rus, thuhej se Trumpi e ka kthyer NATO-n në një “house of cards”.
Një “sukses i madh për Amerikën”? Nëse ky është sukses, atëherë do të urreja të shihja dështimin. / The Wëashington Post
Përveç promovimit të dhunës, deputetët i ankohen KPM-së edhe...
Kurti uron Trumpin: Mezi presim që të punojmë së bashku
Çitaku: Është obligim i institucioneve të Kosovës të kultivo...
KPM për Big Brother: Kemi pranuar 7 ankesa, 4 për rastin e d...
Ilir Meta uron Trumpin nga burgu
Ministri i Luksemburgut falënderon krerët e shtetit për prit...