Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Florian Dushi, takoi përfaqësuesit e Organizatës “Thirrjet e Nënave”, njofton kumtesa ministrore.
Ai me këtë rast tha se Ministria e Drejtësisë ka rifilluar futjen e të dhënave në data bazën për personat e zhdukur AMPM, e cila funksionon në kuadër te Zyrës së Kryeministrit, si dhe është punuar shumë në hartimin e Strategjisë për fushën e Mjekësisë Ligjore, ku çështja e të pagjeturve zë vendin kryesor.
Dushi tha se Ministria e Drejtësisë e ka mbështetur Mjekësinë Ligjore duke i shpeshtuar takimet koordinuese edhe me Zyrën e Kryeministrit. Ai tha se është ndërmarrë edhe iniciativa për konservimin e rrobave dhe se duhet punuar edhe për çështjen e pensioneve për familjarët e personave të zhdukur.
Dushi tha se Serbia nuk është aspak bashkëpunuese sa i përket zbardhjes së fatit të të pagjeturve. Më tutje, Dushi theksoi se ” është e pamundur që Serbia të mos ketë informata lidhur me personat e pagjetur, sidomos kur dihet fakti se edhe sot në qeverinë e Serbisë janë eksponentët kryesorë të atij regjimi kriminal, i cili edhe kishte kryer këto krime dhe ishte angazhuar për fshehjen e gjurmëve të krimit”.
Kryetarja e Organizatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, e falënderoi zëvendësministrin në detyrë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për këto procese dhe për këto familje.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...