Modelet e para S90 janë nisur në rrugën e gjatë me tren nga Lindja e Largët deri te blerësit në Evropë.
Volvo gradualisht po zhvendos prodhimin e veturave nga Suedia në Kinë. Së shpejti edhe suedezët që dëshirojnë ta blejnë këtë automobil duhet ta porosisin nga fabrika kineze në Daking. Modelet e para S90 nga fabrika në Kinë janë nisur drejt Evropës me tren dhe jo me anije siç pritej. Në fakt, Volvo është prodhuesi i parë i automobilave që automjetet e veta në Evropë i sjell përmes rrugës tokësore dhe ajo asaj ujore.
Njëra nga arsyet e këtij vendimi është shkurtimi i kohës së transportit të automobilave, dhe me vetë këtë edhe pritjet e blerësve për automjetet e tyre.
Çdo tren do të transportojë rreth 225 automobila Volvo nga Daking deri te porti Zebrug, në afërsi të Brizhit, në Belgjikë, ndërsa automjetet gjatë udhëtimit do të jenë në kontejnerë specialë. Për fillim nga Kina drejt Evropës do të qarkullojë një tren në javë.
Kuka: Ministria e Sportit të krijoj mekanizma për përgjegjës...
Gjuajtje me armë në drejtim të një shtëpie në Dragash, polic...
Arrestohen 33 persona me urdhëresa tё gjykatave gjatë muajit...
Kurti dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit, ambasadorja Ziv e...
Në 24 orë, policia shqipton 2460 gjoba në trafik
Aksident trafiku në Klinë të Mesme