Deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq se asnjë polic shqiptar nuk duhet të shkel në pjesën veriore të Kosovës, kandidatit për deputet nga Nisma, Bilall Sherifi po i quan raciste.
Përmes një postimi në Facebook, ai thoit se përmes këtyre deklaratave rikonfirmohet se Vuçiq nuk ka ndryshuar dhe se do mbes racist.
Ja postimi i tij:
Deklarata e fundit e Aleksandar Vuçiq, Presidentit të Serbisë, përmes të cilës pretendon që asnjë polic shqiptar të mos shkel në pjesën veriore të Kosovës, nxori në shesh racizmin e tij të kulluar.
Kjo deklaratë e tij rikonfirmon se Aleksandër Vuçiqi dhe përmes tij politika zyrtare e Serbisë, jo vetëm nuk ka ndryshuar, por ka qenë dhe mbetet raciste. Vuçiqit nuk i pengon polici serb i Kosovës, atij i pengon polici shqiptar i Kosovës.
Pra, atij i pengon përkatësia kombëtare e policit. Kjo është racizëm, asgjë më pak!
Populli shqiptar i Kosovës dhe të gjithë ata që i kanë ndjekur zhvillimet politike në Kosovë nuk presin asgjë pozitive nga ish ministri i Informatave të Millosheviqit i periudhës kur shteti serb kreu gjenocidin në Kosovë. Përkundrazi! Ndërrimi i kostumit ministror, nga një person që ishte i angazhuar në fshehjet e gjurmëve të krimit të gjenocidit, me kostum “demokrati” na imponon një angazhim më serioz në zhveshjen e tërësishme të maskës së tij raciste. Qeveria e ardhshme e ka për detyrë të ndërtojë një politikë të re që kësaj politike të Serbisë t’i përgjigjemi institucionalisht ashtu siç e meriton.
Kam bindjen e fortë se qasja jonë e re do ta shpartallojë politikën e Serbisë ndaj Kosovës. Racizmit i ka ardhur fundi, së paku në Evropë!
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë